Lajme
Një në katër zviceranë, refuzon të vaksinohet
Sipas autorit të studimit, Tobias Fritschi, skepticizmi mund të shpjegohet edhe me faktin se vaksina është ende në zhvillim
Falë marrëveshjes së nënshkruar ristaz me kompaninë bioteknike amerikane “Moderna”, Zvicra ka siguruar 4.5 milionë doza vaksinash. Nëse vaksina kalon fazën e provës, ajo mund të përdoret për të vaksinuar 2.25 milionë njerëz, (sepse dy doza nevojiten për një vaksinim). Po ashtu, edhe Rusia ka lejuar të martën vaksinën e parë.
Një studim përfaqësues i realizuar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Bernë, në emër të sindikatës Travailsuisse tregon se sa e gatshme është popullsia që punon në Zvicër për një vaksinim kundër koronës, shkruan 20minuten.ch.
Sa më i lartë të jetë mbulimi i vaksinimit, aq më shumë ka gjasa të arrihet imuniteti i tufës.
46% duan të vaksinohen
Sipas sondazhit, 46 për qind do të ishin të gatshëm t`i nënshtroheshin vaksinimit të certifikuar, transmeton albinfo.ch. Pothuajse 30 për qind e lënë të hapur nëse vaksina do të lejojnë t`u injektohet vaksina ndërsa 25 për qind e kundërshtojnë kategorikisht këtë.
Sipas autorit të studimit Tobias Fritschi, skepticizmi mund të shpjegohet edhe me faktin se vaksina është ende në zhvillim.
Bazuar në gatishmërinë për t’u vaksinuar dhe për të vënë maskë, profesori ka konstatuar një indeks solidariteti të popullatës, përcjell albinfo.ch. Kjo sjell në përfundimin se një shumicë përpiqet të mbrojë të tjerët. Autori po ashtu vlerëson rreth 35 për qind të të punësuarve si pak ose aspak solidarë.
Për këtë studim janë intervistuar 1419 persona midis moshës 15 dhe 60-vjeçare. Dy për qind e të punësuarve të intervistuar kanë deklaruar se kanë qenë të sëmurë nga koronavirusi, transmeton albinfo.ch. E projektuar në numrin e popullatës, kjo korrespondon me rreth 100,000 njerëz.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












