Shkurt.ch
Një nënë mbyt vajzën dhe bën vetëvrasje
Të premten në Romanel-sur-Lausanne (VD), një nënë pa një të kaluar të veçantë ka vrarë vajzën e saj 9-vjeçare, para se të bëjë vetëvrasje.
“Nuk jam aspak mirë me kokë, nuk jam në gjendje të rifilloj punën menjëherë”. Caterina M. * ishte në pushim mjekësor për “Burnout” (krizë shpirtërore, konsultoni broshurat tona në gjuhen shqipe) që nga mesi i korrikut. Këto ishin fjalët e fundit të dërguara përmes e-mailit shefit të saj, Jean-Michel Vittoz. Ajo tregonte se gjendja e saj ishte përkeqësuar deri në atë pikë sa që është detyruar të konsultojë një psikiatër. Pronari i tregtisë së drurit, ku ajo ka punuar për gjashtë vjet me radhë, është në shok. Të nesërmen, bashkëpunëtorja e tij, 44-vjeçare, pas vrasjes së vajzës më të re, Liza 9-vjeçare, bën vetëvrasje në banesën e tyre familjare në Romanel-sur-Lozanë (VAUD).
Burri i saj, Herve, ka gjetur trupat e pajetë në orën 17:30. Burri, i punësuar si kuadër në një kompani të energjisë, është tani më i mbështetur nga psikologët. Sipas të përditshmes “BLICK”, vajza e madhe Leah (12-vjeçare) ka mësuar për vdekjen e nënës dhe motrës të shtunën, ndërsa kthehej nga pushimet verore. “Ato kanë rënë në gjumë përgjithmonë”, thuhet që babai i ka thënë vajzës së tronditur.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












