Shkurt.ch
Një observator për të studiuar tentimet e vetëvrasjes
Informacionet e mbledhura do të mundësojnë që të krahasojmë grupe të ndryshme. Do të jetë e mundur të dihet frekuenca e tentimeve për vetëvrasjeve sipas moshës, gjinisë, shtetësisë etj
Qëllimi i Observatorit frankofon të tentimeve për vetëvrasje (ORTS) është që të mbledhë të dhëna për njerëzit, të cilët mundohen t’i japin fund jetës së tyre në mënyrë që, ndër të tjera, të përshtaten sa më mirë politikat parandaluse. Njerëzit në krizë për vetëvrasje duhet të mbështeten më mirë.
“Gratë bëjnë më shumë përpjekje për vetëvrasje sesa burrat dhe të rinjtë më shumë se sa të rriturit, për shembull”, shpjegoi për agjencinë e lajme ATS Laurent Michaud, drejtor i projektit. Ai konfirmoi informacionin e gazetave “24heures” dhe të “Tribune de Genève”.
Të dhëna të kufizuara rreth tentativave për vetëvrasje
ORTS dëshiron të mbledhë shifrat aktuale dhe të ndjekë zhvillimin e tyre. Në Zvicër, të dhënat janë mjaft të plota për njerëzit që kryejnë vetëvrasje, tregon Dr. Michaud, transmeton albinfo.ch. Lidhur me tentativat, këto shifra janë më të rralla. Informacionet që kemi vijnë nga jashtë ose nga pjesa gjermanofolëse dhe shpesh janë të vjetruara.
Informacionet e mbledhura do të mundësojnë që të krahasojmë grupe të ndryshme. Do të jetë e mundur të dihet frekuenca e tentimeve për vetëvrasjeve sipas moshës, gjinisë, shtetësisë ose statusit ligjor, për shembull, thekson Laurent Michaud.
Observatori frankofon i tentimeve për vetëvrasje (ORTS) do të mund të mbledhë në një bazë të dhënash me informacione të regjistruara në mënyrë anonime nga psikiatërit. Projekti është i mbështetur nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). Ai përfshin Qendrën psikiatrike të Neuchâtel-it dhe spitalet e Neuchâtel-it dhe La Chaux-de-Fonds.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel









