Lajme
Një person i vdekur nga përmbytjet në Itali
Në Pianoro, në rajonin verior italian të Emilia-Romagna, një 20-vjeçar u gjet i vdekur. Makina e tij u përfshi nga uji i një lumi që papritur doli nga brigjet e tij.
Në qytetin sicilian të Katanias, një grua e re shpëtoi një burrë në rrethana kërcënuese për jetën.
Burri që humbi jetën ndodhej në makinë me vëllain e tij, i cili ka mundur të shpëtojë veten dhe ka dhënë alarmin, raportojnë mediat italiane.
“Ne nuk mund të arrijmë në një pjesë të madhe të qytetit. Lidhjet telefonike janë ndërprerë. Ne po kërkojmë ndihmë”, tha Luca Vecchiettini, kryebashkiak i Pianoro. Situata është kritike. Janë urdhëruar evakuime në disa zona të bashkisë.
Provinca e Bolonjës dhe zona rreth vendpushimit bregdetar të Adriatikut, Cesenatico, u goditën veçanërisht keq nga stuhitë. Disa njerëzve iu desh të linin shtëpitë e tyre në qytetet e vogla Budrio, Molinella dhe Bagnacavallo. Castenaso në qytetin metropolitane të Bolonjës dhe Modena u përmbytën gjithashtu pjesërisht. Për shkak të reshjeve të dendura, shumë rrugë në zonën e Bolonjës ishin të pakalueshme.
Në rreth katër orë të së shtunës në mbrëmje, më shumë se 80 milimetra shi ranë, duke përmbytur pjesën më të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth. Rajoni Emilia-Romagna, të cilit i përket Bolonja, tashmë është prekur nga reshjet e dendura dhe përmbytjet pasuese në mes të shtatorit. Dhe në pranverën e vitit 2023, ajo u godit gjithashtu nga një stuhi masive./DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis formulës për foshnje të kontaminuar me toksinën... -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër













