Lajme
Një person vret 5 anëtarë të familjes në Francë
Një masakër e vërtetë ka ndodhur këtë të mërkurë në Francë. Mediat raportojnë se një person u vra nga policia, pasi kishte marrë peng dhe më pas ekzekutoi me armë 5 anëtarë të familjes së tij.
Ngjarja e tmerrshme nisi mbrëmjen e së martës, kur një 22-vjeçar nisi të mbajë peng në shtëpi disa persona, mes të cilëve babanë e tij, njerkën dhe 3 fëmijët e tyre, në qytetin e vogël lindor të Douvres, pranë Lionit.
Mediat franceze raportuan se policia negocioi me pengmarrësin gjatë natës, por më kot. Gjatë ditës së sotme ai nisi të qëllonte me armë. Forcat e policisë ndërhynë dhe arritën të vrasin 22-vjeçarin, ndërsa kuptuan se ai kishte vrarë 5 pjesëtarë të familjes së tij, mes të cilëve babanë, dy motra dhe vëllain.
Një i afërm i familjes tha se autori punonte në një restorant në zonë, por nuk tha asnjë detaj për gjendjen e tij mendore apo probleme të shfaqura së fundmi.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












