Kosova
Ende asnjë gjurmë për personin e fundosur në liqenin e Batllavës
Dje rreth orës 16:00 është zhdukur një person në liqenin e Batllavës dhe kërkimi për të ende po vazhdon
Një person është zhdukur dje pasdite në liqenin e Batllavës. Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë thënë se pavarësisht kërkimit mbrëmë dhe sot, personi ende nuk është gjetur.
“Dje rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se është zhdukur një person në liqenin e Batllavës. Pasi kemi marrë informatën, policia ka dalë në vend të ngjarjes. Ka vazhduar kërkimi deri në orët e vona. Po ashtu edhe sot është duke vazhduar kërkimi, ndërsa nuk ka ndonjë gjë të re”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare e informacionit në Policinë Rajonale, në Prishtinë.
Sipas saj, rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa kërkimet po vazhdojnë aktualisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













