Lajme
Një pilot i mbyllur në tualetet e aeroplanit shkakton panik në qiell
Pas një incidenti të përjetuar nga piloti i avionit, i cili nuk arrinte të dalë nga tualetet, derisa aeroplani ishte në fluturim, brenda aeroplanit u shndërrua panik.
Keqkuptimi filloi pak para uljes së aeroplanit në aeroportin e La Guardia të Nju-Jorkut (fluturim të Airlines Rajonale Chatauqua, nga Karolina e Veriut Juglindore).
I bllokuar në tualetet e avionit, piloti i bie derës për të kërkuar ndihmë. I alarmuar, një pasagjer synon të lajmërojë bashkëpilotin, i mbetur vetëm në kabinë.
I neveritur nga mungesa e zgjatur e pilotit, bashkëpiloti nuk i beson pasagjerit në fjalë, i cili i shpjegon situatën me një theks të Lindjes së Mesme. Megjithatë, gazeta „New York Post“ nuk specifikon shtetësinë e pasagjerit.
Aty për aty, bashkëpiloti lajmëron kullën e kontrollit të aeroportit me këto fjalë: “Piloti është zhdukur dhe një individ me theks të fortë të huaj po përpiqet të hyjë në kabinë. Ai më thotë, me një theks të huaj, se piloti është i bllokuar në tualete, por unë nuk e kam mendjen ta lë të hyj në kabinë”.
Në tokë, kontrolluesi i trafikut ajror vendos të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe këshillon bashkëpilonin të bie në tokë sa më shpejt. Menjëherë, ruajtësit e Forcave Ajrore lajmërohen, por për pak nuk u nisën, sepse piloti i bllokuar arrin më në fund të prishë derën dhe të kthehet në postin e tij në kabinë.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës












