Lajme
Një prodhues i makinave dëshiron që të paguani ekstra për të vozitur më shpejt
Mercedes-Benz po lëshon një veçori të re të quajtur “Rritja e shpejtësisë” për automjetet e tij elektrike që kushton 1,146 euro (1,200 dollarë) në vit për shoferët për të “pasur performancë të përmirësuar” të makinave të tyre.
Sipas prodhuesit gjerman të automjeteve, ky abonim do t’i lejojë Mercedes-EQ EQE dhe Mercedes-EQ EQS të përshpejtojnë nga 0 në 100 kmh për 1,0 sekonda më shpejt përmes “rregullimit të mirë të motorëve elektrikë”.
“Ndjenja e drejtimit të Mercedes-EQ tuaj është një përvojë e re çdo ditë – veçanërisht përshpejtimi i tij i fuqishëm dhe i menjëhershëm”, shpjegon Mercedes, raporton FOX.
“Rritja e përshpejtimit e rrit edhe më tej këtë performancë: rritja elektronike e prodhimit të motorit gjithashtu rrit ndjeshëm edhe fuqinë rrotulluese, duke ju dhënë një kohë më të shpejtë për të arritur nga 0 në 100 KMH”, thuhet tutje në deklaratën e Mercedes.
Sapo funksioni të zhbllokohet për tarifën vjetore prej 1,146 eurove prodhimi maksimal i motorit të makinës do të rritet me 20 deri në 24 për qind.
Abonimi arrin së shpejti në SHBA.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil










