Lajme
Një shegë në ditë, kundër infeksioneve të veshkave
Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm, sidomos në periudhën e vjeshtës.
Infeksionet nisin që nga veshkat e deri në traktin urinar, duke u manifestuar me dhimbje, temperaturë dhe djegie. Problemet me infeksionet nuk duhen anashkaluar, sepse u hapin rrugën problemeve të tjera që rëndojnë shëndetin.
Hapi i parë në rastin e këtyre infeksioneve është pirja e sa më shumë ujë dhe lëngje për të nxjerrë bakteret nga organizmi. Një nga lëngjet më të mira kundër këtyre infeksioneve është ai i shegës, i cili është i pasur me antioksidantë.
Vlerat shëndetësore të shegës
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shega është e pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që luajnë një rol thelbësor në parandalimin e akumulimit të baktereve në veshka dhe rrugët urinare.
Vitamina C forcon imunitetin dhe e bën atë më të aftë të luftojë bakteret, ndërsa antioksidantët eliminojnë toksinat. Një sistem i fortë imunitar ofron një shërim më të shpejtë të këtyre infeksioneve.
Si të përdorni lëngun e shegës kundër infeksioneve
Për shëndetin e veshkave dhe të traktit urinar, ekspertët rekomandojnë ngrënien e një shege ose pirjen e lëngut të saj çdo mbrëmje pas darkës. Pirja e rregullt e lëngut të shegës largon simptomat e infeksioneve dhe rezultatet vërehen shumë shpejt.
Mënyra të tjera për trajtimin e infeksioneve
Përveç shegës, njerëzit që preken shpesh nga infeksionet e rrugëve urinare mund të përdorin disa kura natyrale, të cilat ofrojnë një trajtim efikas të problemit.
Lëngu i limonit është një prej tyre. Limoni është një burim shumë i pasur i vitaminës C dhe antioksidantësh që krijojnë një mjedis alkalin në organizëm.
Lëngu i limonit pengon rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe nxit urinimin. Ai nxit eliminimin e toksinave të rrezikshme nga trakti urinar.
Lëngu i boronicës së kuqe parandalon shumimin e baktereve të këqija të rrugëve urinare. Ajo eliminon toksinat dhe pengon rishfaqjen e infeksionit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë Ekonomia e Zvicrës vazhdon të konsiderohet një nga më të qëndrueshmet dhe më konkurrueset në Evropë,... -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur













