Lajme
Një shqiptar gjendet pa shenja jete në Gjermani
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, derisa hetimet janë duket vazhduar
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar është gjetur pa shenja jete, raportojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
I riu është gjetur i vdekur në pyllin e qytetit Dölauer Heide në Halle. Hetuesit kanë kryer të gjitha veprimet dhe kanë zbuluar se viktima është një shqiptar 27-vjeçar.
“Bild” shkruan se viktima është Ismail P., i cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste. Ai njihej me nofkën “The King” (Mbreti).
“Bild” shkruan se grupi hetimor zhvilloi kontrolle të enjten në dhjetëra forca policie në pyllin e qytetit për të gjetur gjurmë të mëtejshme për vrasjen e të riut shqiptar. Trupi, i cili kishte plagë thike dhe armë, ishte fshehur nën gjethe në një kanal kullimi. I vdekuri u identifikua nga ADN-ja e tij.
Një hetues tha: “Autopsia zbuloi lloje të ndryshme dhune, duke përfshirë plagë me armë zjarri dhe plagë me thikë. Kjo e fundit është arsyeja e vdekjes”.
Ka dyshime se shqiptari është vrarë diku tjetër dhe më pas trupi i vdekur është dërguar në pyll.
Pas publikimit të rastit ka qenë një taksist që ka dhënë detaje për hetuesit. Ai ka rrëfyer se 4 ditë përpara se të gjendej trupi i të riut shqiptar e ka shoqëruar atë deri në afërsi të vendit të ngjarjes. Shqiptari i kishte thënë taksistit se do të takonte një mik dhe do të kthehej ndaj duhet ta priste.
Hetuesit thonë se autorët ia kishin dalë që ta tërhiqnin “Mbretin” jashtë qytetit. Taksisti tha se i viktima la një çantë me disa dokumente në veturë që t’i merrte kur të kthehej, por u gjet 4 ditë më vonë i mbuluar me dhe, dhe gjethe në pyll në afërsi të një kanali të ujërave të zeza.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












