Lajme
Një shqiptare në parlamentin kroat
Shqiptarët e Kroacisë mund të përfaqësohen me një deputet në Kuvendin e këtij vendi
Pakicat e kanë të garantuar vendin me kushtetutë dhe në garë janë pesë kandidatë, nga të cilët dy janë tërhequr dhe kanë mbetur vetëm tre.
Kandidate konsensuale e shqiptarëve dhe organizatave është juristja Emine Lekaj Përlaskaj, e propozuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Kroaci. Kandidatët e tjerë shqiptarë janë tërhequr, për vendin që do të përfaqësojë interesat e minorancave sllovene, boshnjake, malazeze dhe maqedonase, njofton Top Channel.
Deri tani, vendin e deputetit e kanë fituar gjithnjë boshnjakët. Zgjedhjet kroate, që do të mbahen të dielën për Kuvendin Qëndror, kanë një rëndësi të posaçme për këtë vend, pasi do të zgjedhin edhe qeverinë e parë kroate të integrimit në Bashkimin Europian, i parashikuar të ndodhë në vitin e ardhshëm
Parashikimet tregojnë se koalicioni i quajtur “Kukuriku”, bashkimi i social-demokratëve, nga radhët e të cilëve është edhe presidenti Ivo Josipoviç, ka gjasa të fitoj 85 nga 140 vendet në Kuvend.
Partia konservatore e Kryeministres Jadranka Kosor, sipas të gjitha gjasave do të pësojë rënien më të madhe të popullaritetit në historinë e partisë. Në vitet e fundit, ajo është përballur me shumë akuza për korrupsion. Kandidati kryesor për t’u bërë Kreministri i ri i Kroacisë është lideri i social-demokratëve, Zoran Milanoviç.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit










