Kosova
Një spital gjerman “transportohet” në Prishtinë
Dr. Sattler ka kontaktuar mikun e tij nga Kosova, Dr. Fatos Muhaxhiri, i cili planifikon të ngrejë një seksion të ri në një spital të Prishtinës
Për rrethanat gjermane, pajisjet e spitalit tashmë të mbyllur të qytetit Treuchtlingen janë mbase të vjetra, por ato mund të përdoren edhe gjatë në vende si Kosova. Kështu kishte menduar gjinekologu nga Gunzenhauseni, Dr. Thomas Sattler, i cili ka qenë disa herë në Kosovë dhe i njeh rrethanat e atjeshme, shkruan nordbayern.de.
Dhe, mjeku nuk kishte pritur shumë: një kamion 40 tonësh është mbushur përplot me pajisjet në fjalë dhe tashmë ka marrë rrugën për në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Një mjek i atjeshëm synon që me këto pajisje të ndërtojë një seksion spitalor në kryeqytet, në Prishtinë.
Dr. Sattler e ka vizituar shpeshherë Kosovën gjatë 20 viteve të kaluara. Në momentin kur mbyllja e spitalit ishte evidente, ai ka pyetur autoritetet e qytetit se çfarë do të bëhet me pajisjet, dhe ka hasur në mirëkuptim. Sattler ka kontaktuar mikun e tij nga Kosova, Dr. Fatos Muhaxhiri, i cili planifikon të ngrejë një seksion të ri në një spital të Prishtinës, transmeton albinfo.ch.
Gjatë javës së kaluar, ai me kolegë të tij nga Kosova dhe me shtëpiakun e spitalit, ka kaluar rreth një ditë e gjysmë duke çmontuar llampat, që janë rreth 30 vjet të vjetra, të cilat pastaj, bashkë me aparaturat tjera, janë ngarkuar në kamion.
Për këtë aksion ka shprehur kënaqësinë e tij edhe kryebashkiaku i qytetit, Werner Baum. Ai thotë se i vie mirë që pajisjet e spitalit mund të përdoren edhe më tutje në një vend tjetër.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?














