Zhvillim
Një suvenir nga qyteti i gurit
Shqipëria gjithnjë e më shumë po tërheq vizitorët perëndimorë Njëri nga qytetet më të vjetra është Gjirokastra, apo vendlindja e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, që disa vepra ia ka kushtuar qytetit të lindjes, njëra ndër to edhe ‘Kronikë në gur’, shkruan travelnews.ch
Prej tri vitesh Jona Dhrami është biznesmene. 28-vjeçarja ka hapur dyqanin e saj. Të gjithë kalojnë pranë saj. Pjesë të pjerrëta, rrugët me kalldrëm dhe elemente tjera të vjetra. Aty i thonë ‘Qafa e Pazarit’.
Ajo shet suvenire që pasqyrojnë qytetin pre guri. Që nga koha kur UNESCO e ka shpallur si trashëgimi botërore më 2005 Gjirokastrën, gjithnjë e më shumë turistë të huaj po vizitojnë qytetin e Shqipërisë Jugore. Edhe nëna e Jonas merret me këtë punë, ndërsa në kohës e komunizmit, ishte një asistente në dyqan, shkruan ‘travelnews.ch’.
Nga ky qytet vjen edhe shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, që disa vepra ia ka kushtuar qytetit të lindjes, njëra ndër to edhe ‘Kronikë në gur’.
Edhe kjo pjesë ishte e rëndësishme në kohën e komunizmit, të udhëhequr nga Enver Hoxha. Ai kishte një shtëpi që tani është rikthyer në muze, përcjell albinfo.ch.
Ai izoloi tërësisht Shqipërinë, derisa kishte ndërtuar rreth 700.000 bunkerë. Sipas tij secili shqiptar duhet të kishte nga një të tillë për t’u mbrojtur në rast lufte.
Jona Dhrami tregon më tej se shesin suvenire të ndryshme, dhe kjo po i tërheq vizitorët e shumtë.
Por, 230 kilometra larg Gjirokastrës, ndohet Tirana, ku bunkeri i Enver Hoxhës, është shndërruar në objekt për vizitorët e shumtë. Bunkeri kishte 106 dhoma, dhoma takimi, kinema, apartamente private, ku jetonte ai me familjen e tij dhe kishte menduar që të fshihej aty në rast të një sulmi bërthamor.
Bunkerët janë të shfaqur çdo kund dhe në çdo cep të Shqipërisë. Është e pashmangshme që vizitorët të mos dallojnë bunkerët në Shqipëri.
Shqipëria përballet me shumë probleme, ekonomike, financiare e të tjera, derisa ka nisur rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Jona Dhrami thotë se mentaliteti i djemve në Shqipëri duhet të ndryshojë, kurse shton se mund të fitojnë shumë para nga turizmi nëse investohet më shumë, ose i kushtohet më shumë rëndësi.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












