Lajme
Një tërmet i lehtë godet Shkupin
Sipas informacioneve të Qendrës Evropiane për Sizmologji, tërmeti ka qenë 16 kilometra nga qendra e Shkupit, ndërsa nuk ka shkaktuar dëme
Një tërmet me intensitet të ulët ka goditur kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas medieve lokale, rreth orës 18.00 një termet me rreth 3 shkallë të Rihetrit, ka goditur periferinë e Shkupi, respektivisht paralagjen Marinë.
Sipas informacioneve të Qendrës Evropiane për Sizmologji, tërmeti ka qenë 16 kilometra nga qendra e Shkupit, ndërsa nuk ka shkaktuar dëme, përveç frikës tek qytetarët.
Siç raporton INA, ky është tërmeti i tretë me intensitet të ulët në vend, që godet brenda këtyre ditëve Maqedoninë. Një tërmet i njëjtë është ndjerë mbrëmë në qytetin e Berovës.
Ndryshe, Shkupi dhe në përgjithësi regjioni që përfshinë qarkun nga Serbia e Jugut, Anamorava e Kosovës dhe Malësia e Karadakut është zonë sizmologjike. Edhe më herët në këtë regjion ka pasur tërmete, por jo me intensitete të lartë. Tërmeti i fundit ka ndodhur në vitin 2002 në Gjilan, ku për pasojë ka lënë një person të vdekur.
Ndërsa tragjedia më e madhe ka ndodhur në vitin 1963 kur Shkupi i godit nga një tërmet i fuqishëm që la të vrara rreth 1070 persona, ndërsa mijëra të tjerë u lënduan.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












