Lajme
Një zviceran pritet të bëhet kryetar i Kosovës
Mediet zvicerane në raportimet e tyre vendosin theksin në shtetësinë zvicerane të kryetarit potencial të Kosovës, Behgjet Pacollit
Ky është titulli me lajmin, se Behxhet Pacolli do të jetë kryetar i Kosovës, i publikuar sot në mediat zvicerane. Sipas tyre, kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka edhe shtetësinë zvicerane.
B. Pacolli kishte emigruar në Zvicër, në vitin 1976 dhe posedon pasaportë zvicerane që prej viti 1990. Ai e kishte themeluar në Lugano kompaninë e tij, Mabetex. Më pas, me partinë e tij politike, në vitin 2006, ai u inkuadrua në skenën politike të vendit të tij të lindjes dhe më pas është zhvendosur në Parlament.
Ai është konsideruar si një nga qytetarët më të pasur të Kosovës. Sipas medieve në fjalë, “skandalet e korrupsionit, pastrimit të parave dhe kontakte me Kremlinin, e kanë sjellë Pacollin në kryetitujt e gazetave”.
Vitin e kaluar ai ka bërë përpjekje në lirimin e dy zviceranëve në Libi, Max Göldi dhe Rashid Hamdan. Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, sipas tyre, kanë kultivuar interesa të përbashkëta biznesore.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











