Lajme
Një zvicerane vdes nga sulmi i peshkaqenit në Australi
Peshkaqeni sulmoi edhe partnerin e saj, i cili, sipas policisë, u dërgua në spital në gjendje kritike
Një grua e re zvicerane u plagos për vdekje në një sulm peshkaqeni në brigjet lindore të Australisë. Peshkaqeni sulmoi edhe partnerin e saj, i cili, sipas policisë, u dërgua në spital në gjendje kritike, transmeton albinfo.ch.
Viktimat ishin turistë zviceranë, siç konfirmoi policia lokale për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, duke mbështetur një artikull në gazetën australiane “Sydney Morning Herald”.
Të dy ishin në të njëzetat, shkruan tutje policia në një deklaratë. Burri u dërgua në Spitalin John Hunter me lëndime të rënda në këmbë. Gruaja vdiq në vendngjarje.
Ekspertët tani do të përcaktojnë specien e peshkaqenit përgjegjës për sulmin, vazhdon deklarata.
Incidenti ndodhi në Crowdy Bay pranë kampingut Kylies Beach, rreth 350 kilometra në veri të Sidneit, përcjell albinfo.ch. Rajoni është mjaft i izoluar, por është shumë i njohur për vendasit dhe vizitorët për shkak të bukurisë së tij piktoreske.
Sulmi i peshkaqenit ndaj dy personave, tepër i rrallë
Një biolog detar ka thënë për gazetën Australian Guardian se është e rrallë që një peshkaqen të sulmojë më shumë se një person – megjithatë, kjo ndodh kur kafshët gjuajnë dhe përpiqen të mbajnë larg rivalët.
Tri specie vendase në rajon janë veçanërisht të rrezikshme për njerëzit: peshkaqenët tigër, peshkaqenët dem dhe peshkaqenët e bardhë të mëdhenj.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor












