Shkurt.ch
Njerëzit që jetojnë 10 vjet më gjatë
Ka shumë arsye për të shmangur shprehitë, si pirja e duhanit, ushqimi jo i shëndetshëm, konsumimi i alkoolit etj. Në të vërtetë, këto vese mund të shkurtojnë jetën për dhjetë vjet, tregon një studim zviceran i publikuar në revistën shkencore “Preventive Medicine”. Hulumtuesit nga Universiteti i Cyrihut kanë përcjellë gati 17 mijë njerëz nga mosha […]
Ka shumë arsye për të shmangur shprehitë, si pirja e duhanit, ushqimi jo i shëndetshëm, konsumimi i alkoolit etj. Në të vërtetë, këto vese mund të shkurtojnë jetën për dhjetë vjet, tregon një studim zviceran i publikuar në revistën shkencore “Preventive Medicine”.
Hulumtuesit nga Universiteti i Cyrihut kanë përcjellë gati 17 mijë njerëz nga mosha 16 deri 99 vjeç në periudhën 1977-1993 dhe gjetën se jetëgjatësia e tyre reduktohet në mënyrë të konsiderueshme në qoftë se pi duhan, ushqim me cilësi të dobët, nuk bën stërvitje dhe konsumon alkool.
Nga të gjithë këta faktorë të rrezikut, pirja e duhanit është më e dëmshme. Një tjetër studim 30-vjeçar i publikuar në gazetën “PLoS Medicine” ka treguar, megjithatë, se jeta e një personi me pesëdhjetë kilogramë më shumë është më e shkurtër se jeta e një duhanpirësi që nuk është me mbipeshë.
Trashjet ekstreme, të përcaktuara me indeksin e masës trupore mbi 40, mund të shkurtojnë jetëgjatësinë normale të deri 14 vjet për shkak të sëmundjeve të zemrës, kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të tjera kronike.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












