Kosova
Njeriu i afërt i Vulinit arrestohet në Leposaviq
Policia e Kosovës ka arrestuar Marko Knezheviqin, njeriun e afërt të ish-shefit të Shërbimit Sekret të Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai u arrestua në Leposaviq nën dyshimin për “vjedhje identiteti” dhe “pajisja e qasjes”.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Ky person ka dy identitete – një për dokumente serbe dhe tjetri për dokumente të Kosovës”, ka thënë Elshani për “KoSSev”.
Knezheviq është ndaluar për 48 orë.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur disa materiale që ndërlidhen me rastin.
Ndonëse për momentin zyrtarisht akuzohet për “vjedhje të identitetit”, Elshani ka thënë se ekziston mundësia që vepra të riklasifikohet varësisht nga rrjedha e mëtutjeshme e hetimeve.
“Dyshohet se i ka marrë të dhënat dikujt, por do të shohim nëse nuk është kështu, do të ndryshojë kualifikimi i veprës penale”, ka thënë ai.
Knezheviq për disa vite punoi për rrjetin “Most” si gazetar, përkatësisht anëtari i bordit mbikëqyrës të këtij rrjeti.
Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Vulinit kur ishte drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën. Në kohën kur Vulini drejtori këtë zyrë, Knezheviq ishte përgjegjës për marrëdhëniet me mediat. Gjithashtu, është pjesë e partisë së Vulinit, Lëvizja Socialiste, e cila është në pushtet në Serbi.
Vulini është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E-Diaspora
-
Ardita Dema Mehmeti: “Një grua shqiptare duhet të dëshmohet dy herë” Intervistë, portret mbi lidershipin femëror, decentralizimin dhe integritetin profesional... -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues
Jeta në Zvicër
-
Shumë sfida e presin shefin e ri të ushtrisë zvicerane, Benedikt Roos Shefi i ri i ushtrisë, Benedikt Roos, do të marrë zyrtarisht detyrën më 1 janar. Nga... -
Karin Keller-Sutter mbyll një vit të trazuar presidencial -
Kantoni i Vaudit rrit ndjeshëm taksat për automjetet më ndotëse -
Medikamentet për gripin: Zbuloni diferencat e çmimeve midis Gjermanisë dhe Zvicrës -
1420 të huaj marrin përfitime plotësuese pa pension













