Lajme
Njësiti “Çakallët” u dënua me 106 vjet burg
Njësiti paramilitar “Çakallët” është gjet fajtor për vrasjen e mbi 120 civilëve shqiptarë në fshatrat e Pejës gjatë luftës në vitin 1999
Gjykata për krime të Luftës në Beograd ka dënuar me 106 vjet burg, nëntë ish-pjesëtarë të formacionit para-ushtarak serb “Çakallët”, për vrasjen e mbi 120 civilëve shqiptarë në fshatrat e Pejës, gjatë luftës në vitin 1999. Sipas medieve serbe, dy prej të akuzuarve janë liruar nga të gjitha akuzat.
Ky njësitë paramilitar është gjet fajtor për vrasjen, dhunimin, shkatërrimin dhe plaçkitjen e pronës së shqiptarëve, dhe deportim të popullatës civile për në Shqipëri gjatë periudhës 24 mars 12 qershor 1999.
I akuzuari kryesor, Topllica Milladinoviq është dënuar me 20 vjet burgim, Sreqko Popoviq me 10, Sllavisha Kastratoviq me 2 vjet, Boban Bogiqeviq me 2, Abduballh Sokiq me 12 vjet, Millojko Nikolliq me 20 vjet, Ranko Momiq me 15 vjet, Sinisha Mishiq me 5 vjet dhe Dejan Bullatoviq me 20 vjet.
Gjyqtarja e Snezhana Nikolliq Garotiq duke lexuar verdiktin, ka thënë se të akuzuarit janë fajtor për vrasjen e mbi 120 civilëve në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Lubeniq, citon REL.
Sipas aktakuzës, viktima më e re e këtyre krimeve ishte 19 vjeçe ndërsa më e vjetra 87 vjeçe. Radosllav Bërnoviq dhe Velko Koriçanin janë liruar nga të gjitha akuzat.
Milladinoviq ka qenë komandant i njësisë 177 të mbrojtës territoriale në Pejë. Përveç Milladoniviqit, të gjithë të tjerët ishin pjesëtarë të kësaj njësie paramilitare. Ky njësit është konsideruar famëkeq, sepse është dyshuar se ka bërë krime dhe në disa fshatra tjera në rajonin e Dukagjinit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












