Integrimi
Njihen emrat e kandidatëve të Zvicrës romande
Përfunduan zgjedhjet regjionale të delegatëve nga kantonet Vaud, Valais dhe Gjenevë për Kuvendin Shqiptar në Zvicër
Më 5 dhe 6 qershor në Lozanë dhe në Gjenevë u mbajtën zgjedhjet regjionale të Zvicrës romande (VD, VS dhe GE) për anëtarë të kryesisë dhe delegatë të Kuvendit vjetor qendror të Shqiptarëve në Zvicër, i cili do të mbahet të dielën, më 10 qershor, në Bernë. Në Lozanë takimi u mbajt në hapësirat e restorantit «Café de l’Ouest », pronë e vëllezërve Dino dhe Shaban Bekteshi, kurse në Gjenevë takimi u mbajt në hapësirat e konsullatës së Republikës së Kosovës.
Pasi që personalitetet e ngarkuara nga Kryesia e Kuvendit për të organizuar Kuvendin regjional në Zvicrën romande e shpjeguan zanafillën e idesë së Kuvendit si dhe synimet e tij, u hapën debate me interes shoqëror. Natyra e diskutimeve ishte e sinqertë, e hapur dhe konstruktive.
Edhe pse as kritikat nuk munguan, sidomos rreth aspekteve formale dhe informuese, ideja e Kuvendit u mbështet fuqimisht nga të pranishmit. Ajo që u theksua veçanërisht ishte pjesëmarrja në Kuvend e gjeneratave të dyta, të realizuara profesionalisht dhe të cilat angazhohen për qëllime esencialisht filantropike dhe atdhedashëse, dhe atë në harmoni sikurse ndaj vendit të prejardhjes si dhe vendit të origjinës. Përfaqësimi nga aspekti i rajoneve shqiptare ishte në nivel, edhe pse ndoshta aspekti gjinor do të duhej të jetë më i ekuilibruar.
Pjesëmarrja në Lozanë dhe në Gjenevë ishte cilësore, sikurse për nga përgatitja socioprofesionale, si dhe motivimi fisnik i kandidatëve për delegatë. Delegatët e ardhshëm shtruan pyetje precize dhe të shumta rreth objektivave dhe synimeve të Kuvendit, si dhe angazhimeve konkrete që i presin. Në fakt, siç edhe e precizuan udhëheqësit e këtij takimi, marrja e përgjegjësisë së delegatit kërkon përkushtim dhe punë dhe se ftohen të mos shtrohen kandidatura nga individë të cilët nuk janë të gatshëm të investojnë kohë për të punuar në të mirën e interesave të diasporës shqiptare në Zvicër.
Për kandidatë në Kryesinë e ardhshme u zgjodhën Jeton KRYEZIU, avokat në Lozanë si dhe Ramize REXHAJ, ligjëruese e specializuar në një shkollë publike në rreth.
Delegatët regjionalë të Zvicrës romande për Kuvendin e ardhshëm në Zvicër janë:
Edina GASHI
Fahrije MORINA
Agim SHERIFI
Arsim SELIMI
Bislim HOTI
Driton KRASNIQI
Ekrem AZEMI
Labinot HOXHAJ
Meriton JUSUFI
Nasuf NUHIU
Nderim SALIHU
Shiqëri SALIHI
Shukri LATIFI
Skender SVARQA
Kjo listë mbetet të kompletohet edhe me një kandidat(e), i/e cila duhet ta konfirmojë pjesëmarrjen e tij/saj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












