Lajme
Njihuni me fshatin ku nuk jeton asnjë burrë
Cilësohet si një vend i shenjtë për gratë që i shpëtojnë dhunës
Umoja është një fshat në Kenian veriore, i cili ngjason shumë me vendbanimet e tjera fisnore afrikane, me kullota dhe kasolle përreth, përveçse në këtë vend nuk jeton asnjë burrë.
Vlen të theksohet se ky fshat i themeluar në vitin 1990, si një vend i shenjtë për gratë që i shpëtojnë dhunës, Umoja është shtëpia e grave të të gjitha moshave. Çdo fëmijë i gjinisë mashkullore lejohet të jetojë në fshat derisa të mbushë 18 vjeç.
Thuhet se gratë fitojnë para duke u shitur bizhuteritë e tyre të punuara me dorë, një pjesë thelbësore e kulturës Samburu, kryesisht për turistët.
Për CNN, fotografi ganez Paul Ninson, mësoi për gratë nga një postim në internet dhe vendosi të shkonte në Kenia për të fotografuar këtë fshat.
Qëllimi i Ninson në ndarjen e këtyre imazheve, së bashku me seritë e tjera të tij, është të “lidhë njerëzit me njëri-tjetrin” dhe me botën më të gjerë rreth tyre. “Unë besoj në fuqinë e tregimit”, shton ai. “Ai ka fuqinë të bashkojë njerëzit dhe të na ndihmojë ta shohim botën në mënyra të reja dhe të papritura”.
Sipas tij, nuk ishte aspak e lehtë që të hynte brenda në fshat. Ai thotë se pas shumë përpjekjeve, u mirëprit nga gratë vetëm pasi shpjegoi qëllimin e vizitës së tij.
Burrave u ndalohet hyrja për të krijuar një hapësirë të sigurt për vajzat dhe gratë që janë të mbijetuara të dhunës dhe abuzimit seksual, të dëbuar nga familjet e tyre, si dhe atyre që i shpëtojnë martesës së fëmijëve ose gjymtimit gjenital femëror.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












