Kosova
Shqiptarja që hapi një kompani ndërtimi në Zvicër, shumica e punëtorëve janë shqiptarë
Biznesi duket se po del të jetë pikë e fortë e shqiptarëve, sidomos kur ushtrohet jashtë Kosovës. E gratë shqiptare kanë hyrë fuqishëm në treg duke drejtuar ngado që kthejmë kokën.
Leonora Fejzullahu është një grua e cila migrimin e saj për në Zvicër e ktheu në pikë të fortë dhe sot është më e realizuar se kurrë duke drejtuar një kompani ndërtimi në Zvicër. Madje ajo në një afat të shkurtër kohor po e mendon edhe investimin në Kosovë.
Së fundmi, Leonora në një intervistë në ATV ka treguar për rrugëtimin e saj që në të shumtën e rasteve nuk ka qenë fort i lehtë. Ajo ka vendosur që të marr guximin dhe të nis një kompani ndërtimi ku pjesa dërrmuese e punëtorëve të jenë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Gjithçka ka nisur në Zvicër kur Leonora Fejzullahu vendosi që të hap një kompani ndërtimi.
Një ndër sfidat kryesore që ajo kishte kaluar ishin paragjykimet se ishte grua dhe po drejtonte një kompani ndërtimi. Sipas saj ka pasur raste që ka humbur nga ana monetare vetëm që të jua dëshmonte burrave që ajo po ja dilte mbanë edhe me një kompani ndërtimi.
Ndër tjera ajo ka treguar që shumë shpejt do investojë edhe në Kosovë dhe një ndër arsyet kryesore është se ka dalluar që gratë në Kosovë kanë talent të jashtëzakonshëm
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











