Kosova
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Shqipërisë në Bernë
Njoftim për të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Izrael
Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Izrael, shkruan Ambasada e Shqipërisë në Bernë, përcjell albinfo.ch.
Ambasada informon qytetarët shqiptarë si në vijim:
Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion ( https://www.iaa.gov.il/en/ ) është i hapur.
Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.whats app: +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]
Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.
Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve i gjeni në linkun e Home Command https://www.oref.org.il/en
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë Inflacioni në Zvicër u rrit më tej në muajin prill, i nxitur kryesisht nga rritja e... -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira












