Shqipëria
Njoftim mbi procedurën për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti në Shqipëri
Aktualisht në Republikën e Shqipërisë të gjitha aplikimet për pajisje/ripajisje me dokumente biometrike kryhen fillimisht #online. Shtetasit e interesuar ndjekin paraprakisht procedurën e aplikimit online dhe në vijim informohen lidhur me datën dhe orarin e paraqitjes në zyrat e ALEAT për të përfunduar procedurën e aplikimit, transmeton albinfo.ch.
Konkretisht specifikohet që të gjithë shtetasit e interesuar për të marrë këtë shërbim, duke qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë:
- a) Në rastin e aplikimit për pajisje/ripajisje me pasaportë biometrike, si dhe pasaportë biometrike dhe kartë identiteti njëkohësisht, duhet të ndjekin procedurën si mëposhtë:
- Aplikojnë në e-Albania duke zgjedhur opsionin: “Aplikim i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës”.
Për dijeninë tuaj, ju përcjellim linkun me informacionin e detajuar lidhur me procedurën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…
- Pas shqyrtimit të aplikimit, shtetasit e interesuar do të njoftohen me sms dhe e-mail për miratimin ose jo të procedurës së kërkuar ligjore nga Policia;
- Pjesë e mesazhit të sipërcituar, të miratimit, do të jetë edhe linku ku shtetasit duhet të rezervojnë datën dhe orën për t’u paraqitur fizikisht në zyrat përkatëse të ALEAT, me qëllim vijimin e procedurës së aplikimit;
- b) Në rastin e aplikimit për pajisje/ ripajisje vetëm me kartë identiteti, shtetasit e interesuar duhet të rezervojnë takimin për t’u paraqitur në zyrën përkatëse të ALEAT. Informacioni lidhur me proceduren që duhet ndjekur për rezervimin gjendet në linkun si vijon: https://rezervo.aleat.al/
/Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














