Lajme
Njoftim për pasagjerët që udhëtojnë drejt Zvicrës
Qeveria zvicerane ka bërë të ditur se duke filluar nga data 20 gusht 2020, njoftohen të gjithë pasagjerët që udhëtojnë për në Zvicër, që në përpjekje për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gjithë shtetasit që vijnë nga Shqipëria do të jenë subjekt i karantinës së detyrueshme për 10 ditë, transmeton albinfo.ch.
Njoftimi vjen nga Qeveria zvicerane dhe u është përcjellë kompanive ajrore që operojnë në Zvicër.
Nga ky rregull nuk përjashtohen as udhëtarët që kanë bërë testin dhe u rezulton negativ, thotë njoftimi zyrtar. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore. Hyrja në Zvicër ende nuk u lejohet shtetasve shqiptarë, me përjashtim të rasteve të veçanta.
Shtetasit që kanë të drejtë të udhëtojnë nga Shqipëria në Zvicër, qofshin këta pjesëtarë të diasporës me leje qëndrimi në Zvicër apo dhe në vende të tjera të hapësirës Shengen, si dhe shtetas zviceranë e të huaj, të cilët mund të kenë ardhur në Shqipëri për arsye turizmi apo pune, në momentin që duan të udhëtojnë drejt shtetit zviceran janë të detyruar të hyjnë në karantinë për 10 ditë.
*Burimi: Zyra Federale e Shëndetit Publik të Zvicrës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër Opinioni mbi legalizimin e kanabisit për të rriturit është i ndarë në Zvicër. Partitë politike dhe... -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër














