Lajme
Njoftim për shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë apo planifikojnë të udhëtojnë drejt Islandës
Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen brenda apo planifikojnë të udhëtojnë drejt Islandës, që t’i shmangin zonat me rrezik të lartë sizmik dhe vullkanik, sidomos në gadishullin Reykjane, në jugperëndim të Islandës, transmeton albinfo.ch.
Qeveria islandeze ka aktivizuar planin e reagimit me synim që të sigurojë veprime të rregullta dhe të koordinuara nga të gjitha palët në kohë emergjence, me ç’ rast edhe ka evakuuar banorët e qytetit Grindavík për të garantuar sigurinë e banorëve.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm u bën thirrje shtetasve të Kosovës që të jenë të vëmendshëm dhe të ndjekin të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve islandeze.
Numri emergjent i Ambasadës në Stokholm: +46 73 508 60 99
Numrat emergjentë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës: +383 46 510 051 dhe +383 46 410 041
Emaili:[email protected]
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot










