Lajme
Njoftim për shtetasit që u ka përfunduar afati i vizës gjatë qëndrimit në Zvicër
Njoftim nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilëve u ka skaduar afati i Pasaportës apo i vizës së qëndrimit në Konfederatën Zvicerane gjatë kësaj periudhe kohore dhe të cilët, si rezultat i zhvillimeve të fundit dhe masave respektive të ndërmarra në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 nuk kanë mundur të udhëtojnë në Republikën e Kosovës ta informojnë Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih brenda 48 orëve (deri më 19 mars në mesditë), duke e dërguar një email në adresën [email protected] ku duhet të përfshihet kopja e pasaportës dhe vizës së skaduar, përcjell albinfo.ch.
Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin Tuaj!
Me respekt,
Stafi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











