Lajme
Nobelisti Muradi, këshilltar i qeverisë së Maqedonisë?
Pritet që Muradi ta shqyrtojë këtë ofertë nga BDI-ja për angazhim në të ardhmen me qëllim që t’i ndihmojë Qeverisë së Maqedonisë
Nobelistit të njohur shqiptar, Ferid Muradi me prejardhje nga Llakavica e Gostivarit do t’i ofrohet të jetë këshilltar i jashtëm i Qeverisë së Maqedonisë për shëndetësi.
Sipas burimeve partiake pritet që Muradi ta shqyrtojë këtë ofertë nga BDI-ja për angazhim në të ardhmen me qëllim që t’i ndihmojë Qeverisë së Maqedonisë.
Muradit i takon edhe shtetësia e Maqedonisë në bazë të Ligjit të shtetësisë për shkak se ka të arritura të mëdha në shkencë dhe mund të kontribuojë për vendin, njofton LAJMPRESS.
Të premten Ferid Muradi u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti në selinë e kësaj partie në Tetovë.
“Ferid Muradi është një nga figurat më të mëdha me të cilën krenohen shqiptarët”, deklaroi Ahmeti pas takimit, por pa bërë të ditur nëse me të vërtetë i ka dhënë ofertë novelistit të jetë këshilltar i Qeverisë.Ferid Muradi lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Uajting, Indiana, të SHBA-ve. Prindit e tij janë Xhabir Murad Ejupi, shqiptar dhe e ëma Henrieta Bouman, amerikane.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












