Lajme
Nora Gjakova, kampione e Evropës
Kjo javë padyshim mund të konsiderohet “java e sportit shqiptar”, pasi që përveç Nora Gjakovës, kampionë botë në peshëngritje u bënë edhe Romela Begaj dhe Daniel Godelli
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është shpallur kampione e re e Evropës për U-23, n[ Evropianin e xhudos që po mbahet në Wroclaw të Polonisë , duke përmbyllur një cikël të suksesshëm të sportistëve shqiptarë në botë.
Pas kësaj fitore, kjo javë padyshim mund të konsiderohet “java e sportit shqiptar”, pasi që përveç Norës, kampionë botë në peshëngritje u bënë edhe Romela Begaj dhe Daniel Godelli.
Xhudistja Nora Gjakova në finale mposhti rusen, Anastasia Konkina duke arritur suksesin më të madh personal. Gjakova është kolege me kampionen e dyfishtë të botes në xhudo, Majlinda Kelmendin, e cila është konsideruar si krenaria sportit kosovar.
Para Gjakovës edhe Romela Begaj ka fituar medaljen e artë në kampionatin Botëror të peshëngritjes në stilin e shkëputjes në peshën 63 kilogram. 28-vjeçarja ngriti 113 kg në këtë stil duke lënë pas vetes peshëngritësen me emër në arenën ndërkombëtare.
Ndërsa, të mërkurën, edhe Daniel Godelli arriti të fitojë medaljen e artë në Kampionatin Botëror të peshëngritjes, në stilin e shkëputjes në kampionatin botëror që po mbahet në Kazakistan.
Po ashtu sot boksi kosovarë është pranuar me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit, duke shënuar suksesin më të madh pas pranimit të Komitetit Olimpik Kosovar në Komitetin Botëror Olimpik.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?















