Lajme
Novartis do të pushojë nga puna mbi 10% të punëtorëve në Zvicër
1400 nga 11600 vende pune në Zvicër do të humbasin. Po ashtu do të shkurtohen 8,000 nga 108,000 vende pune në mbarë botën
Gjigandi farmaceutik zviceran, Novartis do të pushojë nga puna më shumë se çdo të dhjetin punonjës në Zvicër në tre vitet e ardhshme, tranmseton albinfo.ch. Më saktë, 1400 nga 11600 vende pune në Zvicër do të humbasin. Kompania po ashtu planifikon të shkurtojë 8,000 nga 108,000 vende pune në mbarë botën.
Novartis ka informuar në detaje punonjësit e saj për valën e pushimeve nga puna për herë të parë të martën. Sipas raportimeve, janë prekur të gjitha lokacionet.
Në fillim të prillit, grupi kishte njoftuar për një ristrukturim gjithëpërfshirës me të cilin Novartis dëshiron të kursejë të paktën një miliardë dollarë deri në vitin 2024 dhe të bëhet një nga 5 kompanitë farmaceutike më të mira në SHBA.
Thelbi i kësaj është bashkimi i divizioneve të ndara më parë “Produkte Farmaceutike Inovative” dhe “Barna kundër Kancerit”, shkruan sda.ch. Kompania po krijon gjithashtu një divizion të ri të strategjisë dhe rritjes së biznesit.
Përveç përshtatjes së strukturës së saj operacionale, Novartis po thjeshton gjithashtu funksionet e saj globale në financa, burime njerëzore, juridike dhe komunikim. Sipas zëdhënësit, kjo do të eliminojë vende pune në të gjithë kompaninë.
“Novartis po bën përparim të shpejtë në zbatimin e këtyre ndryshimeve në të gjithë organizatën dhe tashmë ka përfunduar emërimin e shumicës së ekipeve udhëheqëse në nivel global,” tha ai.
“Ne jemi të vetëdijshëm për ndikimin e këtyre ndryshimeve në personel dhe do të sigurojmë që të gjitha kërkesat e konsultimit të përmbushen, aty ku është e përshtatshme përmes organeve përfaqësuese”, është shprehur zëdhënësi, transmeton albinfo.ch.
Në Zvicër, tashmë janë duke u zhvilluar konsultimet formale me përfaqësuesit e punonjësve në nivel jo menaxherial dhe konsultimet me menaxhmentin e zonave në fjalë tashmë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër












