Lajme
Nuk dihen ende aksionet e shtetit në projektin “Kosova e Re”
Menaxheri i projektit "Kosova e Re", Lorik Haxhiu ka thënë se vendimi për aksionet e shtetit në dy kompanitë është vendim politik
Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim për aksionet që do t’i mbajë në dy kompanitë që do të krijohen në kuadër të projektit “Kosova e Re”.
Në prezantimet e Qeverisë së Kosovës ende përmenden shifra që janë në projekt-kërkesën për propozim.
Në këtë dokument që është në formë të projektit për më shumë se një vit, thuhet se aksionet e shtetit të Kosovës në kompaninë e gjenerimit do të jenë nga 25 deri 30 për qind, kurse në kompaninë e mihjes 40-49 për qind.
Menaxheri i projektit “Kosova e Re”, Lorik Haxhiu ka thënë se vendimi për aksionet e shtetit në dy kompanitë është vendim politik, shkruan Koha Ditore.
Ai ka deklaruar se caktimi i saktë i aksioneve pritet të bëhet me rastin e miratimit final të “kërkesës për propozim”.
Vlera e aksioneve në kompaninë e mihjes varet edhe nga fakti nëse huat që Qeveria e Kosovës i ka dhënë KEK-ut do të kthehen në aksione në këtë kompani.
“Këto janë vendime politike që varen pikërisht nga ajo se sa mjete nga kompania e minierave dëshirojnë të kthehen nga investimet e bëra në mihje, apo ato të shndërrohen në aksione. Pra, janë vendime politike”, ka thënë Haxhiu.
Ish-ministrja e Energjisë dhe e Minierave, Justina Shiroka-Pula, pati thënë se ishte vendosur që Kosova t’i ketë 49 për qind të aksioneve në mihje.
Ndërsa, tek kompania e gjenerimit çështja e aksioneve të shtetit është e ndërlidhur me çmimin e energjisë nga marrëveshja në mes “Kosovës B” dhe blerësit, në këtë rast furnizuesit me energji elektrike.
Termocentrali “Kosova B” pritet të përfshihet në kuadër të termocentralit të ri, dhe të dyja pritet të jenë në kuadër të një kompanie. Kësisoj, termocentrali “Kosova A” do të mbetet nën mbikëqyrjen e Qeverisë së Kosovës, si ndërmarrje publike.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













