Shkurt.ch
Nuk do ketë sivjet “Miss Zvicra lindore”
Këtë vit nuk do të ketë spektakël të bukurisë “Miss Zvicra lindore”. Për herë të parë pas 30 vjetëve nuk do të mbahet ky konkurs bukurie. Për vitin 2018, megjithatë organizatori është i sigurt.
Marcel Weingartner, organizator i fundit i spektaklit të bukurisë “Miss Zvicra lindore”, konfirmon FM1Today, se nuk do të ketë një ngjarje të këtij viti. “Në këtë kohë ne jemi duke menduar diçka ndryshe nga ajo që kemi bërë deri tani”. Ne do të vazhdojmë spektaklin vetëm në vitin 2018, me një koncept të ri”, ka thënë Weingartner.
Dy kandidatet shqiptare, Ergina Ramadani dhe Leunora Hasanaj, janë shpërblyer me çmime të rëndësishme në spektaklin e bukurisë “Miss Zvicra Lindore”, i cili u mbajt vitin e kaluar në Sant Gallen të Zvicrës. Bukuroshja Ergina Ramadani u stolis me vendin e dytë, ndërsa Leunora Hasanaj përveç çmimit “Miss trupi më i mirë”, arriti të shpërblehet edhe me vendin e tretë të misit. Më një diferencë të ngushtë, me vetëm tri pikë më shumë ndaj Erginës, kurorën e më të bukurës për vitin 2016 e kishte fituar Lara Storchenegger, shkruan “albinfo.ch”. Missit të ri të Zvicrës Lindore si shpërblim nga sponzori kryesor, Auto Zentrum West, i është dhënë një veturë Ford Fiesta, të cilën do ta përdorë për një vit deri në zgjedhjen e misit të ri.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














