Lajme
Nuk do të ketë më bileta të lira të trenit në Gjermani
Në maj futen biletat prej 49 euro në Gjermani
Shteti gjerman gjatë muajit maj të vitit 2022 mori nje vendim për uljen ekstreme të biletave të trenit.
Nga qershori e deri në shtator bileta mujore ishte vetëm 9 euro për person. Pas tre muajve që rezltoi suksesshem kjo ulje, për muajin tetor nëntor dhe dhjetor bileta ishte 29 euro.
Kjo zbritje e madhe që përcolli qytetarët gjerman për 6 muaj nuk do të vlejë më për vitin 2023.
Qeveria gjermane ka arritur marrëveshjen për futjen e biletave të subvencionura mujore të transportit publik që do të kushtojnë 49 euro, pra me një rritje gati të dyfisht nga oferta 6 mujore e vitit 2022, shkruan albinfo.ch.
Sipas Krischer, qeveria federale dhe ato të landeve (republikave) arritën një marrëveshje për të ashtuquajturën ‘biletë pune’, të cilën punëdhënësit do të mund ta blejnë me një zbritje prej 5%, dhe më pas do t’ua kalojnë punonjësve të tyre me një zbritje prej të paktën 25%.
Për më shumë: Qeveria gjermane ndërmerr një veprim për transportin publik
“Ky vendim do të bëhet realitet më 1 maj”, tha kryetari i Konferencës së Ministrave të Transportit, Oliver Krischer, pas mbledhjes së grupit të punës. Ai shtoi se shitja e biletave mbarëkombëtare për autobusët dhe trenat rajonalë do të fillojë më 3 prill. Megjithatë, ky vendim i autoriteteve të Gjermanisë ende nuk është përfundimtar, sepse pritet edhe pëlqimi përkatës i Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve













