Lajme
Nuk do të ketë raporte zyrtare BE-Kosovë
Kështu është theksuar në Parlamentin Evropian, derisa mos të njihet Kosova edhe nga 5 vendet e BE-së
Parlamenti Evropian mbështet fuqishëm të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Zotimi është bërë pas takimit të përbashkët të liderëve nga rajoni me përfaqësues të Parlamentit Evropian.
Kosova është përfaqësuar nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
“Rajoni ende ka sfida përpara: reformat juridike, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe bashkëpunimi me Hagën” thuhet në komunikatë, ku citohen drejtues të PE-së.
Duke iu referuar problemeve specifike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Parlamenti Evropian për Kosovën ka theksuar nevojën e njohjes së Kosovës duke shtuar se “Nuk mund të vendosen marrëdhënie zyrtare mes BE-së dhe Kosovës pa u njohur pavarësia e saj edhe nga 5 vendet e Bashkimi Evropian
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025












