Futboll
“Nuk e kemi ditur ç’është mikpritja deri sa kemi ardhur në Kosovë”
Kosovarët kanë treguar se janë mikpritës dhe kanë pritur tifozët dhe Kombëtaren e Anglisë në mënyrën më të mirë të mundshme
Kosova do të jetë nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për kampionatin evropian Euro 2020.
Kosovarët kanë treguar se janë mikpritës dhe kanë pritur tifozët dhe Kombëtaren e Anglisë në mënyrën më të mirë të mundshme.
E për pritjen madhështore që po u bëhet anglezëve, kanë shkruar edhe mediat më të mëdha britanike.
Daily Mail në një shkrim të publikuar sot ka shkruar se mund të thuhet që anglezët nuk kanë ditur më parë se çfarë është mikpritja para se të vinin në Kosovë, shkruan Telegrafi.
“Mund të thuhet lirshëm se anglezët kurrë më parë nuk e kanë ditur se çka është mikpritja para se të vinin në Kosovë”, fillon shkrimin e saj Dail Mail.
“E tillë është ndjesia e mirënjohjes për rolin e qeverisë britanike në sulmet e NATO-s me bomba më 1999, të cilat i dhuruar pavarësinë këtij vendi. Banerët me lulëkuqe dhe mbishkrimin ‘Mirë se vini dhe Respekt’, si dhe flamuj anglezë i kanë stolisur rrugët e kryeqytetit këtë fundjavë”, thuhet ndër të tjera në shkrimin nga prestigjiozja angleze Dail Mail.
Kjo është vetëm ndeshja e dytë që Kosova dhe Anglia përballen mes vete, pasi më parë janë takuar në Southampton.
‘Tre Luanët’ kishin fituar atë takim me rezultat 5-3, por Dardanët morën lëvdata të mëdha nga e gjithë bota për lojën e treguar.
Gjithsesi Anglia tanimë e ka siguruar një biletë për në Euro 2020, ndërsa Kosova nuk ka gjasa nga kjo kampanjë kualifikuese.
Dardanët kanë një mundësi tjetër dhe atë përmes ‘Play-Off’-it në Ligën e Kombeve, ku në gjysmëfinalen e Divizionit D përballen me Maqedoninë e Veriut në mars të vitit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Kosova dhe Anglia do të përballen me fillim nga ora 18:00 në ‘Fadil Vokrri’, ku pritet të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua













