Kultura
“Nuk erdhi Veliu” përmbush me sukses misionin humanitar
Misioni humanitar i Grupit Teatral "Aktrimi" do të vazhdojë edhe ndër qytete dhe qendra të tjera zvicerane
Misioni humanitar i Grupit Teatral “Aktrimi” mbrëmë në Kreuzlingen rezultoi me shumë sukses. Të kujtojmë: Komedia e suksesshme “Nuk edhi Veliu”, prodhim i këtij grupi, e cila deri tash ka pasur një numër të konsiderueshëm shfaqjesh, është vënë ehde një herë në skenë, enkas për të ndihmuar shërimin e një të riu.
Dhe, falë edhe QKISH në Kreuzlingen dhe shumë dashamirëve të tjerë, u tubua një shumë e konsiderushme e mjeteve finaciare dedikuar për shërimin e të riut kumanovar Shkëlqim Zimberi. Me këtë rast duhet dalluar në mënyrë të veçantë kontributin e piktores së vogël në moshë por shumë të madhe në shpirt Abetare Berila. Ajo, për këtë mision dhuroi një pikturë. Edhe njëherë grupi “Aktrimi” dhe të tjerët që ishin angazhuar rreth shfaqjes u drejtojnë një falënderim të veçantë të gjithë atre që dhanë kontribut.
Misioni humanitar i Grupit Teatral “Aktrimi” do të vazhdojë edhe ndër qytete dhe qendra të tjera zvicerane (V.I.)
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029



















