Tematike
Zviceranët me prejardhje shqiptare, më të diskriminuarit
Zviceranët me prejardhje nga Kameruni kanë përjetuar një trajtim të pabarabartë, ngjashëm sikur zviceranët me prejardhje nga Kosova
Edhe në rastet kur njeriu është lindur dhe rritur në Zvicër, ku ka marrë dhe pasaportën zvicerane, emri ose ngjyra e lëkurës vazhdojnë të tregojnë për prejardhjen e tij. Dhe, kjo është një shkas për diskriminim edhe pas kalimit të gjeneratave nga natyralizimi.
Njerëzit nga kjo kategori identifikohen si “pakicë e dukshme” dhe përjetojnë trajtim të barabartë në rrafshin social ose ekonimik mbi bazë të prejardhjes së tyre, shkruajnë të gjitha mediat zvicerane, duke iu referuar studimit të institutit NFS “nccr – on the move”, i cili është publikuar sot.
Prej afërsisht 20 vjetësh studimet dëshmojnë se diskriminimi etnik në qasjen në tregun e punës është një realitet, transmeton albinfo.ch. Një ekip hulumtues i Forumit Zviceran për studime të migrimit dhe të popullatës, që vepron në kuadrin e Universitetit të Neuchatel-it, tregon në studimin e tij të fundit eksperimental se shanset me rastin e aplikimit për një vend pune varen në një masë të madhe nga vendi i prejardhjes se prindërve.
Qytetarët zviceranë, te të cilët është e qartë se janë pasardhës të migrantëve, me kualifikime të barabarta duhet të bëjnë mesatarisht 30 për qind më tepër aplikime për punë se sa vendësit deri sa të ftohen në intervistë për punë.
Në këtë studim për herë të parë u morën parasysh edhe zviceranët me ngjyrë (zezakë), përcjell albinfo.ch. Zviceranët me prejardhje nga Kameruni kanë përjetuar një trajtim të pabarabartë, afërsisht të ngjashëm sikur zviceranët me prejardhje nga Kosova. Të dy këto grupe janë diskriminuar më shpesh se personat me prejardhje zvicerane, franceze ose edhe turke.
Po kjo gjë është konstatuar edhe në rastet e kërkimit të banesës. Studiuesit socialë nga universitetet e Gjenevës, Neuchatelit dhe Lozanës, në një eksperiment në nivel të Zvicrës kanë dërguar 11.000 aplikime fiktive për të aplikuar në shpalljet e banesave të lira.
Emrat e “aplikuesve” identifikonin qartë vendet e prejardhjes së tyre. Aty kishte emra të personave me prejardhje nga shtetet fqinje të Zvicrës si dhe nga Kosova dhe nga Turqia, transmeton albinfo.ch. Ata kishin veti që i identifikonin me prejardhjen e tyre.
Shanset për t`u ftuar për të parë banesën ishin shumë të ndryshueshme: personat me prejardhje kosovare dhe turke kishin marrë dukshëm më pak ftesa.
Po këto përmasa të diuskriminimit janë konstatuar edhe në listat e politikanëve që kanë kandiduar për zgjedhje të niveleve të ndryshme në Zvicër. Konkretisht, një studim i Universitetit të Lucernit ka zbuluar se emrat me prejardhje nga Ballkani dhe Turqia në listat e zgjedhjeve për Parlamentin Federal të Zvicrës, të mbajtura në vitin 2015, janë fshirë dukshëm më shpesh nga lista se emrat zviceranë dhe të etnive të tjera.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë











