Lajme
Nuk ka marrëveshje për Kartonin e Gjelbër
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha se draft-marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për automjetet nuk është Karton i Gjelbër. Kjo marrëveshje nuk vlen për bashkatdhetarët
Marrëveshja për sigurimin e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë që pritet të nënshkruhet së shpejti në Bruksel, përfshinë vetëm automjetet e dy shteteve, por jo edhe bashkatdhetarët kosovarë që vijnë në vendlindje. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja Edita Tahiri që njëherit është edhe kryenegociatore në bisedimet teknike Kosovë-Serbi.
Ajo në një deklaratë për media thotë se kjo marrëveshje buron nga Marrëveshja për lëvizjen e lirë, ndërsa nuk është Karton i Gjelbër.
“Marrëveshja për sigurimin e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë mundëson uljen e tarifave të sigurimit të automjeteve për qytetarët e të dyja shteteve, të cilët deri më tani janë ngarkuar padrejtësisht me tarifa të larta, që për pasojë ka vështirësuar lëvizjen e lirë për qytetarët, thotë Tahiri.
Është me rëndësi të kuptohet se kjo marrëveshje, sipas saj, do të vlejë vetëm për të dyja shtetet të cilat me nënshkrimin e marrëveshjes do të njohin kartonët për sigurimin e automjeteve të njëra tjetrës “dhe se nuk ka të bëjë me Kartonin e Gjelbër”.
“Duke pasur parasysh se janë krijuar disa konfuzione në opinion publik, dëshiroj të sqaroj se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për sigurimin e automjeteve nuk ka të bëjë me Kartonin e Gjelbër. Kartoni i Gjelbër është një çështje që trajtohet në relacionin mes Kosovës dhe BE-së, respektivisht Byrosë Kosovare për Sigurime dhe Këshillit të Byrove me seli në Bruksel. Këto dy procese janë të ndara”, deklaroi Tahiri.
Kjo Marrëveshje, siç tha ajo në vazhdim, është e bazuar në parimet evropiane për lëvizjen e lirë dhe se Kosova ka konfirmuar pranimin e draft marrëveshjes, duke marrë për bazë vendimin e Asamblesë së Byrosë së Sigurimit të automjeteve të Kosovës e cila miratoi draft marrëveshjen në fjalë.
“Tani jemi në pritje të konfirmimit nga pala e Serbisë për të proceduar pastaj me nënshkrimin e sajë në Bruksel. Marrëveshja do të nënshkruhet nga të tri palët, Kosova, Serbia dhe Këshilli i Byrove, ku roli i Këshillit të Byrove do të jetë si garantues i zbatimit të drejtë të marrëveshjes dhe njëkohësisht do të luaj rolin e arbitrit në rastet kur paraqitet nevoja”, deklaroi Tahiri.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












