Shkurt.ch
Nuk ka të dhëna se mobili shkakton kancerin te fëmijët
Megjithatë, studiuesit kanë thënë se nuk mund të përjashtohet plotësisht një rrezik i vogël nga telefonat mobilë
Një studim i ri ka konstatuar se nuk ka indikacione se përdorimi i telefonit mobil shkakton rrezikshmëri të shtuar për tumorin e trurit te fëmijët.
Studimi është bërë nga hulumtuesit shkencorë të vendeve të ndryshme ku kanë marrë pjesë edhe ata të Universitetit të Bazelit. Ata kanë krahasuar 350 fëmijë të cilët kanë tumor në tru me 650 fëmijë të tjerë, të shëndoshë.
Me gjithë faktin se, sipas hulumtimit, te fëmijët me tumor ka pasur pak më shumë sish që kanë përdorur mobilin se sa te fëmijët e shëndetshëm, dallimi është aq i vogël sa që statistikisht nuk është relevant.
Megjithatë, studiuesit kanë thënë se nuk mund të përjashtohet plotësisht një rrezik i vogël nga telefonat mobilë, shkruan drs.ch.
Në një përfundim të ngjashëm kishte ardhur edhe një hulumtim i Organizatës Ndërkombëtare të Shëndetësisë, i bërë kohë më parë me të rriturit.
Sipas tij, valët e telefonit mobil ka mundësi që të shkaktojnë kancerin, por një lidhje direkte në mes të kancerit dhe telefonit mobil nuk ka mundur të konsttatohet.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë













