Shkurt.ch
Nuk ka vendim të ri në rastin e plagosjes së shqiptarit
Prolongohet vendimi i Gjykatës. Gjatë të enjtes, Gjykata e Sargans-it për herë të katërt ka shqyrtuar rastin e ashtuquajtur „Rasti i picës“
Në vitin 2006, i akuzuari nuk ka qenë i vetëm në kryerjen e veprës dhe tashmë tre bashkautorë të tij gjenden në burg me një dënim të plotfuqishëm.
Të katër personat, në vitin 2007, në stacionin e trenit në Sargans, e kishin rrahur një shqiptar, duke e shqelmuar të shtrirë përtokë dhe duke e therë me thikë, në një gjendje plotësisht të pafuqishme. Viktima kishte mbijetuar vetëm duke i falënderuar fatit të madh.
Gjykata e rrethit e Sargans-it, në vitin 2007 e kishte shpallur shtetasin e Maqedonisë me faj, duke e dënuar me një burg prej pesë vitesh, ndërsa prokuroria e St. Gallen-it kishte kërkuar një dënim prej së paku shtatë vitesh, për veprën penale „përpjekje për vrasje“.
Shtetasi i Maqedonisë e kishte dërguar vendimin e instancës së parë në Gjykatën kantonale të St.Gallen-it, e cila në vitin 2008 e kishte liruar nga akuza për „përpjekje për vrasje“, duke e dënuar për veprën penale „shkaktim i lëndimeve trupore“ dhe duke ia reduktuar dënimin në katër vite. Kundër këtij vendimi kishte intervenuar prokuroria, duke e sjellë këtë vendim para Gjykatës federale në Lozanë.
Gjykatësit federalë nuk e morën parasysh rastin në fjalë, duke ia kthyer në rishqyrtim lëndën Gjykatës së rrethit të Sargans-it, e cila e rishqyrtoi të njëjtën gjatë së mërkurës dhe në interesimin e Agjencisë telegrafike zvicerane SDA, një bashkëpunëtor i Gjykatës ka deklaruar të enjten se „Gjykata do të shqyrtojë opinione tjera“, duke mos caktuar një kohë të saktë se kur do të vazhdojë seanca e radhës, por supozohet se kjo do të ndodhë së paku pas pushimeve verore.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025












