E-Diaspora
Nuk ka viktima shqiptare në masakrën e Las Vegasit
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber, ka njoftuar se nuk ka viktima shqiptarë nga kjo ngjarje e rëndë
Amerika është tronditur nga ngjarja e fundit, ku një person ka gjuajtur në turmë, që ishin mbledhur për një koncert në Las Vegas.
Ai ka shtënë nga një dhomë e hotelit, ku u vranë 58 persona dhe më shumë se 515 mbetën të lënduar. Sipas mediave amerikane kjo është ngjarja më tragjike në historinë e SHBA-së, ku një person vret kaq shumë njerëz.
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber, ka njoftuar se nuk ka viktima shqiptare nga kjo ngjarje e rëndë, përcjell albinfo.ch.
“Për disa javë kemi ndjekur me shumë shqetësim një numër fatkeqësish natyrore në SHBA. Ngjarja e mbrëmshme në Las Vegas, ku një vrasës qëlloi në drejtim të masës së madhe të njerëzve që ndiqnin koncertin me muzikë country, ku u vranë mbi 50 vetë dhe u plagosën mbi 500 të tjerë, ka një tjetër dimension. Është e dhimbshme, është e trishtë, është e frikshme dhe, për momentin, edhe e panjohur se çfarë e ka nxitur këtë masakër.
Nga informacionet e deritanishme marrë nga autoritetet, si dhe në kontakt me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar më Las Vegas, për fatin e mirë nuk rezulton të ketë shqiptarë as në listat e viktimave dhe as në listat e të plagosurve. Ndërsa ka disa dhjetëra bashkatdhetarë që punojnë në pozicione të ndryshme në hotelet e Strip në Las Vegas, fatmirësisht duket se asnjëri prej tyre nuk ka qenë afër vendit të ngjarjes.
Emrat e viktimave që kanë filluar të identifikohen të bëjnë të kuptosh se sa të pafajshëm ishin secili prej tyre. Kam shprehur keqardhjen e thellë dhe dërguar ngushëllime të sinqerta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre. Ngelemi me shpresën që kjo tragjedi të mbahet mënd si e fundit në historinë e ngjarjeve të tilla në SHBA!”, ka shkruar Ambasadorja në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029














