Shkurt.ch
Nuk ka zviceranë në mesin e viktimave në Japoni
Asnjë nga qytetarët zviceranë që jetojnë në Japoni, nuk është në mesin e viktimave të regjistruara të cunamit dhe tërmeteve që ndodhën në këtë shtet. Sipas Ambasadës Zvicerane në Tokio, ajo ka marrë kontakt me rreth 100 zviceranë që jetojnë në zonën ku ka ndodhur katastrofa dhe nga këto kontakte nuk është konfirmuar që ndonjë zviceran të jetë në mesin e viktimave.
Në gjithë Japoninë jetojnë 1890 shtetas të Zvicrës. Ambasada Zvicerane ka mundur të vendosë kontakte me rreth 1500 prej tyre, njofton drs.ch. Sipas Ministrisë Zvicerane të Punëve të Jashtme vendosja e kontakteve paraqitet e vështirë për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës dhe ndërprerjes së lidhjeve telefonike.
Pas fatkeqësisë që ka ndodhur, një numër i panjohur zviceranësh kanë braktisur Japoninë .
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












