E-Diaspora
Nuk lajmërohet askush nga familja e 20-vjeçares së vrarë në Itali
Komuna e Moncalierit ka bërë të ditur se do të marrë përsipër funeralin e 20-vjeçares shqiptare, Anxhela Meçani, që u vra në Torino të Italisë, nëse familjarët e saj nuk lajmërohen.
“Nëse një vajzë e re vetëm 20-vjeçe vdes e vetme në një spital të Moncalierit, ne jemi të gatshëm për të marrë përsipër funeralin, në qoftë se autoritetet nuk kanë rënë akoma në gjurmë të të afërmve të vajzës dhe pa dashur të ndërhyjmë në asnjë mënyrë me hetimet në vazhdim”, ka thënë kreu i Komunës, Paolo Montagna, përcjell albinfo.ch.
Anxhela Meçani kishte vetëm një muaj e gjysmë që ishte shpërngulur në Torino. Vrasja e saj mbetet ende mister, edhe pse mediat italiane kanë shkruar se një dëshmitar e ka njoftuar policinë për ngjarjen, pasi ka thënë se e ka parë atë që dikush e ka hedhur nga një veturë në lëvizje. “La Repubblica” shkruan se dyshohet që vajza e re merrej me prostitucion.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029











