Lajme
‘Nuk mund të marr rrogë nga një vrasës’, jep dorëheqjen drejtoresha ruse
Në një postim, drejtoresha e Teatrit Kombëtar në Moskë, Elena Kovalskaya, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e saj pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën, përcjell albinfo.ch.
Ajo e quajti publikisht “vrasës” Putinin dhe tha se nuk mund të vazhdonte të merrte një rrogë prej tij.
“Miq, në shenjë proteste për pushtimin rus të Ukrainës, po lë postin tim si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar. Është e pamundur të punosh për një vrasës dhe të marrësh rrogë prej tij. Do t’i çoj gjërat deri në fund”, shkruajti në rrjetet sociale Kovalskaya.
Konflikti i Rusisë me Ukrainën ka qenë i pranishëm prej vitesh, por është përshkallëzuar në mënyrë dramatike javët e fundit. Rusia mblodhi një numër të madh trupash rreth Ukrainës, deri në 190,000, sipas vlerësimeve të SHBA-së në operacionin më të madh ushtarak në rajon që nga Lufta e Dytë Botërore.
Putin të hënën njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste të mbështetura nga Moska në Ukrainën lindore, Luhansk dhe Donetsk, dhe urdhëroi ushtarët e tij të futen me mision paqeruejtës atje. Por ditën e sotme Putini autorizoi një sulm në shkallë të plotë në Ukrainë, dhe tashmë beteja vijon në gjithë territorin.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e saj më të mëdha në veçanti, janë... -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut














