CH-Ballkani
Nuk ndalen zjarret në Shqipëri
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 50 punonjës zjarrfikës, shtatë automjete zjarrfikëse, 60 efektivë nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, 48 punonjës të Pyjores dhe të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë
Zjarret nuk janë shuar tërësisht në Shqipëri. Raportohet se pesë vatra zjarri janë në qarqet Tiranë, Korçë, Vlorë e Gjirokastër.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 50 punonjës zjarrfikës, shtatë automjete zjarrfikëse, 60 efektivë nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, 48 punonjës të Pyjores dhe të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë, raporton “TCH”.
Situata ka qenë problematike në fshatrat Janicat, Leshnicë e Sipërme dhe Leshnicë e Poshtme, Bashkia Finiq, si dhe në pyllin e Pilloit të fshatit Vergo të bashkisë së Delvinës, përcjell albinfo.ch.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse, punonjës të bashkisë, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës, është angazhuar dhe një helikopteri duke shuar të gjitha vatrat e zjarrit.
Në Qarkun e Tiranës, vijon aktive vatra e zjarrit në fshatin Sinaballaj të bashkisë së Rrogozhinës. Zjarrfikësit dhe forca ushtarake, të mbështetura edhe nga një helikopter kanë vijuar për shumë orë ndërhyrjen për shuarjen përfundimtare të vatrave të zjarrit.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale












