Lajme
Nuk pengohet kontrabanda
Futja e çfarëdo malli nga Serbia në Kosovë, pa iu nënshtruar procedurave në dogana, konsiderohet si veprim jashtë ligjit
Mallrat e konsumit të përditshëm vazhdojnë të hyjnë në veriun e Kosovës përmes rrugëve ilegale, edhe pse ato transportohen në sasi më të vogla sesa para 25 korrikut.Një gjë të tillë e pohojnë përfaqësuesit e serbëve në veri të vendit, por edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës, njofton Radio Evropa e Lirë.
Millan Ivanoviq, nga Këshilli Kombëtar Serb, thotë se, pavarësisht bllokimit të rrugëve me barrikada nga serbët në veri të Kosovës dhe mosfunksionimit normal të të dyja vendkalimeve kufitare, në Jarinjë dhe Bërnjak, nuk ka ndonjë mungesë të mallrave të konsumit të përditshëm apo çrregullim të furnizimit me to.
Këto mallra, sipas tij, futen në veri të Kosovës përmes rrugëve që ai i quan alternative.
Policia e Kosovës është e vetëdijshme se furnizimi i tregut me mallra të konsumit të përditshëm në veri të Kosovës bëhet përmes rrugëve ilegale apo të ashtuquajtura alternative.
Zëdhënësi i kësaj policie për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, thotë se përmes rripit kufitar, i cili është shpallur zonë ushtarake nga forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, futet fshehurazi malli i kontrabanduar.
“Është e vërtetë, të gjitha mallrat, të cilat futen për furnizim në veri të Kosovës, futen përmes rrugëve alternative”, thekson Hoti, i cili njëherësh e quan të paligjshme mënyrën e tillë të futjes së furnizimeve.
Por, ky vlerësim, sipas Ivanoviqit, është i motivuar politikisht. Ai thotë se rrugët e ashtuquajtura alternative për të hyrë nga Serbia në veriun e Kosovës, nuk janë ilegale dhe se mënyra e furnizimit përmes këtyre rrugëve nuk është e jashtëligjshme.
Hoti, megjithatë, insiston se futja e çfarëdo malli nga Serbia në Kosovë, pa iu nënshtruar procedurave në dogana, konsiderohet si veprim jashtë ligjit.
Që nga 16 shtatorit kur KFOR-i dhe EULEX-i mbështetën planet e përbashkëta me autoritetet e Kosovës për kontrollin në kufi, pikat doganore 1 dhe 31 janë vënë nën kontroll dhe regjim ushtarak. Por, serbët lokalë kanë vazhduar të hapin rrugë ilegale në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilave, sipas tyre, popullata në veri po furnizohet me mallrat e nevojshme për jetesë.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













