Kosova
“Numarics”, mundësi për kontabilistët kosovarë të përfitojnë nga përvojat zvicerane
Kjo është një mundësi e artë për të gjithë ata që kanë zgjedhur profesionin e auditimit, kontabilitetit dhe financave
Të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një profesion të mirë në tregun e punës dhe ata që dëshirojnë të specializohen në kontabilitet, auditim dhe financë, tashmë kanë një adresë për të trokitur.
Kompania e njohur zvicerane Numarics e ofron këtë mundësi, tashmë edhe në Prishtinë. Në eventin e mbajtur të enjten mbrëma shumë të rinj të pranishëm treguan interesim për këtë projekt me peshë dhe interesant.
Ky event është organizuar nga Numarics, së bashku me Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, dhe është bashkëmbështetur nga Shoqata Zvicerane-Kosovare e Biznesit e BERZH.
Numarics është një kompani e njohur dhe me emër në Zvicër. Ka të punësuar mbi 140 profesionistë, ka gjashtë zyra në Zvicër dhe më shumë se 3 mijë klientë i kanë falur besimin kësaj kompanie.
Numarics është zgjedhja numër 1 për nevojat e kontabilitetit dhe menaxhimit të biznesit.
Tashmë kjo kompani po e zgjeron tregun e saj edhe në Prishtinë, që është një mundësi e artë për të gjithë ata që kanë zgjedhur këtë profesion.

Gent Shala nga Numarics deklaron se programi synon trajnimin dhe punësimin e kontabilistëve dhe auditorëve, posaçërisht për të përmbushur nevojat e kompanisë zvicerane.
Ndërsa Kristian Kabashi, bashkëthemelues i Numarics, ka folur për përvojën e tij ndërkombëtare në fushën e kontabilitetit dhe auditimit. Ai ka themeluar kompaninë Numarics në partneritet me Dominique Rey.
Ndërkohë, Ardiana Bunjaku nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) është shprehur se kjo është një mundësi e mirë për t’u specializuar në ndonjë sektor të caktuar të këtij profesioni.
Leonora Kusari nga Banka Evropiane për Zhvillim, duke ftuar të rinjtë të aplikojnë për t’u avancuar në Numarics, ka thënë se sa më shumë që të ketë kontabilistë e auditorë të përgatitur, aq më shumë ka mundësi për të marrë fonde nga BERZH-i. Të pranishmëve u është prezantuar QR kode, me anë të të cilit atyre u hapet mundësia për të aplikuar në programin e Numarics.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












