Fun
Numër rekord milionerësh në SHBA
Rritja në tregjet e aksioneve dhe vlera e rritur e pasurive të patundshmërive ka ndihmuar në krijimin rreth 500 mijë milionerëve të rinj në Shtetet e Bashkuara më 2014, sipas një raporti të ri.
Hulumtimi “Grupi Spectrem” tregon se SHBA-ja aktualisht ka 10.1 milionë familje me pasuritë e tyre që kanë mbi 1 milion dollarë ose më shumë. Për krahasim, numri i familjeve milionere ishte 9.6 milionë më 2013, ndërsa para recesionit ishte 9.2 milionë, më 2007.
Numri i familjeve me asete 5 milionëshe apo më shumë gjithashtu ka shënuar një rekord të ri prej 1.3 milionë, në krahasim me 1.24 milionë sa ishin më 2013.
Aktualisht në SHBA ka 142 mijë familje që posedojnë pasuri mbi 25 milionë dollarë ose më shumë, krahasuar me 132 mijë familje sa ishin më 2013. Pasi numri i milionerëve kishte shënuar rënie më 2008, numri i tyre në Shtetet e Bashkuara u rrit me më shumë se 3.5 milionë.
Në SHBA tani ka dy herë më shumë ekonomi familjare milionere se më 1996. Mosha mesatare e milionerëve është 62 vjet dhe e atyre që kanë fonde deri 25 milionë ose më shumë mosha mesatare është 65 vjet. Shumica e tyre megjithatë janë ende duke punuar.
Mbi 80% e familjeve me asete mbi 25 milionë dollarë kanë dhuruar të paktën 10 milionë për bamirësi në vit, ndërsa 21% i kanë dhuruar më shumë se 100 mijë dollarë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025











