Shkurt.ch
Numër rekord: “Sans Papiers” fitojnë leje qëndrimi në Zvicër
Bëhet fjalë për 716 persona me qëndrim ilegal në Zvicër “Sans-Papiers” (Pa letra) dhe 124 azilkërkues nga azilkërkuesit e refuzuar
Në Zvicër si asnjëherë më parë personat me qëndrim ilegal në Zvicër “Sans-Papiers” (Pa letra) nuk kanë marrë më shumë leje qëndrimi se sa vitin e kaluar. Konfederata dhe kantonet kanë miratuar 840 kërkesa përkatëse. Kjo është 20 për qind më shumë se vitin e kaluar, shkruan albinfo.ch.
Bëhet fjalë për 716 persona me qëndrim ilegal në Zvicër “Sans-Papiers” (Pa letra) dhe 124 azilkërkues nga azilkërkuesit e refuzuar, shkruan NZZ am Sonntag, duke cituar shifrat nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM).
Shumica e të huajve pa dokumente morën leje qëndrimi në kantonet e Gjenevës dhe Vaudit në vitin 2018. Ndër të tjera, kjo është pasojë e operacionit “Papirusi”, i cili u iniciua nga Këshilli i Shtetit nga FDP në Gjenevë, në shkurt të vitit 2017 për arsye ekonomike.
Midis 50,000 dhe 100,000 të huaj jetojnë në Zvicër pa leje qëndrimi sipas një vlerësimi nga 2015.
Këta janë persona të cilët kurrë nuk kanë pasur letra, leja e qëndrimit e të cilëve ka skaduar ose kërkesa për azil e të cilëve është refuzuar. Pothuajse 90 për qind e këtyre personave me qëndrim ilegal në Zvicër “Sans-Papiers” (Pa letra) janë duke punuar, sipas një studimi nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin SEM.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











