Lajme
Numri i infeksioneve në Zvicër bie për një të tretën, pavarësisht mutacioneve
15,178 raste të konfirmuara nga laboratori janë numëruar në javën nga 11 deri më 17 janar. Kjo shifër, krahasuar me 22,093 sa ishte në javën e mëparshme - përbën rënie për afërsisht një të tretën
Përkundër faktit se këtë javë ka pasur 31.3 për qind më pak raste të koronavirusit të konfirmuara nga laboratori sesa në javën e kaluar, situata është e vështirë të vlerësohet për shkak të mutacioneve.
Kështu thuhet në raportin e përjavshëm epidemiologjik nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të publikuar të enjten, shkruan sda.ch.
Rastet e zbuluara në rritje me variantet Sars-CoV-2, sipas njohurive shkencore, duhej të çonin edhe në rritjen e numrit të infeksioneve.
Por, megjithatë, vetëm 15,178 raste të konfirmuara nga laboratori janë numëruar në javën nga 11 deri më 17 janar, transmeton albinfo.ch. Kjo shifër, krahasuar me 22,093 sa ishte në javën e mëparshme – përbën rënie për afërsisht një të tretën.
Incidencat në kantone dhe në Principatën e Lihtenshtajnit kanë variuar nga 121 raste për 100,000 banorë në javë në Principatën në 281 në Kantonin e Jura. Në të gjithë vendin, shifra ishte 175.6 infeksione për 100,000 banorë.
Midis 11 dhe 17 janarit, janë raportuar 505 pranime në spitale të lidhura me virusin Covid-19 dhe të konfirmuara nga laboratori, përcjell albinfo.ch. Kaq janë raportuar në BAG deri të mërkurën (javën e kaluar ishin 671). Ndonëse akoma priten të vijnë regjistrimet e vonuara, është e sigurt se kemi rënie.
Një mesatare prej 375 personash me sëmundje Covid-19 (një javë më parë ishte 419) është regjistruar në njësitë e kujdesit intensiv (SPI) gjatë javës së kaluar. Pavarësisht nga rënia, shfrytëzimi i njësive të kujdesit intensiv ka mbetur i lartë.
Në javën për të cilën raportohet, BAG ka njoftuar për 317 vdekje në lidhje me Covid-19 të konfirmuar nga laboratori, në gjithë Zvicrën dhe në Lihtenshtajn, transmeton albinfo.ch. Ka ndryshime të mëdha kantonale nga 0 deri në 17.2 vdekje për 100,000 banorë.
Pavarësisht nga raportet e vonuara të pritshme, Zyra Federale pret një normë të ulur vdekjesh, por e cila megjithatë vazhdon të jetë në një nivel të lartë. Në javën e mëparshme, ishin regjistruar 335 vdekje.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













